Duhet të presim marsin që Ronela Hajati të na rrëfejë një tjetër sekret

By

“Eurovision 2022” do të zhvillohet në “Pala Olimpico Arena”, në Torino, më datë 10, 12 dhe 14 maj. Shqipëria do të prezantohet me këngën “Sekret” nga Ronela Hajati.

Dhe këngëtarja po përgatitet intensivisht për përfaqësimin sa më të denjë të vendit.

Ditë më parë ajo ka lajmëruar se klipi për këngën ka pasur 5 ditë rresht xhirime në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, duke mos zbuluar as lokacionin.

Ndërkaq, për të kuptuar edhe një tjetër sekret të këngëtares – që është klipi – duhet të presim ditët e para të marsit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm