Dua Lipa dhe Bella Hadid përveq se janë kunata kanë edhe shumë gjëra të tjera të përbashkta.
Dua Lipa përformoi në skenën e MTV EMAs 2019 në Seville, Spanjë, të dielën duke kënduar këngën e saj të parë nga albumi i saj i ri, “Don’t Start Now”.
Për këtë përformancë, ylli i pop-it kishte veshur një kostum të zi, të bërë me porosi nga Mugler dhe i përbërë nga një sytjenë bandeau, me mëngë të gjata. Lipa e kompletoi pamjen e saj me një palë gete të veshura më parë nga motra e të dashurit të saj, Bella, në pasarelën e markës për sezonën pranverë/verë 2020.
Dy muaj më parë, kunata e Dua’s, Bella Hadid eci në pasarelë në një version alternativ të veshjes së Dua Lipës gjatë Javës së Modës në Paris.
Si duket Dua’s i ka pëlqyer shumë ky kombinim dhe të themi të drejtën të dyja duken rrezatuese.
Burimi: Pagesix.com