Aktori i njohur Osman Azemi do të vijë me një projekt tërësisht unik, ku tjetër pos në televizionin Klan Kosova.
Bëhet fjalë për serialin “Akshami me Gjylën” i cili do ta sjellë Azemin në rolin tradicional e shumë të dashur, por vetëm dhe ndryshe.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Azemi përmes një postimi në Instagram duke nënshkruar marrëveshjen me drejtorin e përgjithshëm të Klan Kosova, Adriatik Kelmendin.
“Shihemi së shpejti në Klan Kosova” – është shprehur ai!
Një projekt si ky nga Azemi sigurisht që do të jetë sukses i pakontestueshëm. Numërimi prapa ka nisur. /Prive.al