Nëpër koncerte, rrjete sociale dhe paraqitje publike nuk i kemi parë bashkë pothuajse asnjëherë.
Njëri me karrierë të suksesshme si Lumi B i Kaos, kurse tjetri, Cozman, nën petkun e Babastars, nuk janë shquar për ndonjë afërsi.
Por, janë nevojitur dasmat si shkak që të mësohet arsyeja që i bashkon dy reperët, si miq të vjetër.
Lumi B dhe Cozman mbrëmë kanë qenë në një tavolinë në aheng familjar dhe nga çfarë është parë kanë kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin.
Besoni ose jo, në shkollë fillore, para zhvendosjes në Londër, Cozman dhe Lumi kanë qenë në një klasë. Këtë e kanë zbuluar vetë reperët kur pas disa gotave, nën disponim, kanë përshendetur Ramizen, kujdestaren në klasën e katërt apo të pestë.
Eh, kush do të thoshte! /Prive.al/