Disa ditë më parë në rrjetet sociale Prive.al zbuloi ekskluzivisht se reperi Ledri Vula hoqi dorë nga koncertet e tij duke sjellë nga ana tjetër, habinë njëkohësisht dhe mërzitjen e fansave për këtë vendim të papritur të tij.
I ftuar në “E Diell” në Top Channel reperi sqaroi arsyet e këtij vendimi:
“Pa asnjë të keqe, thjesht jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 të tilla” deklaroi ai. Nuk kam qenë asnjë ëeekend në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë 2 muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t`ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë” ka deklaruar ai.
Pjesë e intervistës së Ledrit për programin e fundjavës ishin edhe inserte nga miq të tij ku mes tjerash Liberta Spahiu foli për reperin si mik të mirë të cilin e njeh që nga shkolla fillore.