RIkthimin këtë vit Unikkatili duket ta ketë marrë me të vërtetë ashtu siç e premtoi, seriozisht.
Pas publikimit të disa projekteve dhe punës në një varg të tjerë, ai iu rikthye edhe koncerteve.
Siç kishte vepruar paraprakisht edhe një herë tjetër, ai caktoi data të koncerteve në Zvicër por këto duket të mos kenë qenë të vetmet.
Përmes rrjeteve sociale, ai ka lëshuar njoftimin ‘bombë’ për koncerte të reja, kësaj rradhe në Skandinavi.
Të jetë një tur europian i reperit? /Prive.al