Më në fund!
Pas një viti raportimesh, i erdhi drita e publikimi këngës së përbashkët të Dafina Zeqirit dhe Tunës.
Dy miket e vjetra u rikthyen pas një dekade me këngën “Sunny hill”, pjesë e albumit “Dafinë moj”.
Përkundër se u publikua me datë 1 tetor, projekti në fakt është bërë goxha më herët.
Në tërësi, kënga është përfunduar vitin e kaluar përgjatë fillimit të pandemisë.
Nga burime të afërta mësohet se “Sunny hill”-it do t’i bashkëngjitet edhe videoklipi dhe me shumë gjasë nuk do jetë befasia e vetme e vajzave.
Presim! /Prive.al