Këngëtarja me famë internacionale e origjinë shqiptare, Bebe Rexha po vazhdon vizitat pas performancës së bujshme që kishte në “Sunny Hill”.
Festivali i Dukagjin Lipës duket se u bë sebep që Rexha ta vizitojë vendlindjen e saj Dibrën pas më shumë se 10 vitesh.
Ajo shfrytëzoi rastin ta vizitonte edhe varrin e gjyshit të saj.
“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese”, shkroi ajo duke ndarë imazhe nga vizita.
Më tutje ajo vazhdoi: “Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”.