Bebe Rexha do të jetë trajnerja e pestë e formatit të njohur ndërkombëtar The Voice.
Por a nuk ishin vetëm katër trajnerë?
Po po, ishin vetëm katër por kësaj here Bebe Rexha do të ketë një rol shumë interesant. Ajo do jetë trajnerja e pestë e “The Voice” që do merret me ata këngëtarë të cilët në audicionet e verbra, nuk arritën të kthejnë një karrige për vete, por që prapë se prapë kanë talent dhe kanë shpresa se mund t’ia dalin.
Produksioni i The Voice, e ka zgjedhur këngëtaren Rexha që të jetë krah trajnerëve të rregullt si Kelly Clarkson, John Legend, Adam Levine dhe Blake Shelton. /Prive.al
\