Bebe Rexha shkëlqen me fustanin e kreatores nga Kosova (FOTO)

By

Dizajnerët shqiptarë po vazhdojnë të tregojnë suksesin me kreacionet e tyre të ndryshme brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Kësaj radhe, ka qenë dizajnerja e njohur Dona Matoshi, ajo e cila ka krijuar një fustan deri në detaje për Bebe Rexhën.

Këngëtarja shqiptare me famë në botë, ishte pjesë e një eventi të rëndësishëm mbrëmë ku takoi edhe yllin e filmit Angelina Jolie.

Dona postoi fotografi të Bebës në Instagram, duke treguar edhe fustanin e zi të krijuar për të.

Nëse nuk e dini, Matoshi ka bashkëpunuar dhe vazhdon të punojë edhe me shumë artiste të tjera shqiptare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm