Këngëtarja me prejardhje shqiptare, që ka famë botërore, Bebe Rexha, e ka prezantuar dashurinë e jetës së saj.
Rexha që u lind nën emrin Bleta Jenea Rexha në New York të Shteteve të Bashkuara, nuk njihet për ndonjë lidhje romantike, por pushimet i kalon me të ëmën.
Në një vend ekzotik, këngëtarja ndodhet e vetme me nënën e saj, imazhet e së cilës i ka publikuar në profilin e Instagramit, duke prezantuar pak nga plazhi ku po i kalon këto ditë vere.
“Dashuria e jetës sime, nëna”, ka shkruar këngëtarja. /Prive.al