Bebe Rexha niset për në Kosovë!

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare e famë internacionale, Bebe Rexha po vjen në Kosovë për herë të parë.

Rexha ka ndarë një imazh duke pozuar pranë avionit me të cilin do të udhëtoj drejt Prishtinës, duke shkruar “Kosovë, ne po vijmë”.

Siç ju kemi njoftuar me kohë, Bebe do jetë një nga artistet që do ngjitet për të performuar në skenën e edicionit të sivjetmë të festivalit “Sunny Hill”.

Ajo pritet të elektrizojë ngjarjen duke interpretuar hitet e saj më me nam.

Artikuj të ngjashëm