Bebe Rexha konfirmon se do shkojë në Shqipëri

By

Në mesin e shumë të famshmëve që kanë hapur zemrat dhe kanë ofruar ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit që ka lënë të vdekur më se 41 persona dhe më shumë se 700 të plagosur, është edhe Bebe Rexha.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, hyri në Instagram për të thënë se është duke u munduar të gjej fonde të mjaftueshme në mënyrë që të ndihmojë sado pak shqiptarët.

“Së pari më vjen keq për gjithçka që është duke ndodhur për njerëzit e mi në Shqipëri. Jam duke u munduar të gjej një mënyrë për të siguruar fonde të mjaftueshme për të ndihmuar sado pak. Jam duke u lutur për ata që janë ndikuar nga kjo fatkeqësi. Ju dua shumë”, ka thënë ajo në disa video të postuara në Instagram.

Ajo nisi një fondacion online ku cak kishte 50,000 dollarë mirëpo sot rriti shifrën si cak në 100,000.

Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale si Instagram një platformë ku këngëtarja numëron gati 10 milionë ndjekës, ajo u bën thirrje të gjithëve që të ndihmojnë sa të munden.

Ajo po ashtu konfirmoi se do marrë 2 ditë pushim nga turneu i saj më Jonas Brothers për të qenë prezentë në Shqipëri me datën 2 dhjetor.

Bebe premton se paratë e mbledhura në fondacionin që ajo nisi do të kujdeset personalisht që të përdoren aty ku duhet tek ata që kanë më se shumti nevojë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm