Bebe Rexha dhuron një shifër bujare për spitalin e Dibrës

By

Këngëtarja me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha së fundmi ka marrë një iniciativë të madhe, ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, me arsyetimin se nuk ka furnizimet e nevojshme për ilaçe.

Ajo u bëri thirrje 10.7 milionë ndjekësve për të ndihmuar vendin e origjinës së saj që të ketë një spital bashkëkohor.

Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin. Deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga artistja 32-vjeçare.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha dhuron ndihma për Shqipërinë. Më herët, ajo ka ndërtuar edhe një shtëpi për një familje e cila mbeti e pastrehe nga tërmeti i vitit 2019. /prive.al

Artikuj të ngjashëm