Kur njëri nga emisionet më të mira shqiptare feston 20 vjetorin e krijimit, festa është e madhe.
E aty, u ftuan emrat më të njohur nga Shqipëria, për të celebruar këtë përvjetor të rëndësishëm prej dy dekadash ekzistence.
Blendi Fevziu, nikoqiri i emisionit që shfaqet në TV Klan në Shqipëri, kishte ftuar edhe këngëtaren Beatrix Ramosaj e cila respektoi ftesën duke u paraqitur tejet elegante e njëkohësisht edhe shumë seksi.
Mjeshtrja e transformimeve që këtë vit fitoi spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, kishte zgjedhur të vishtë një fustan të mëndafshtë, në ngjyrë të gjelbër ushtarake.
Flokët i kishte rregulluar në bishtalec, ndërsa dekolteja dhe çarja e fustanit në njërën këmbë, i jepnin elegancës së saj elemente seksi. /Prive.al