Majk, duet me Rita Orën apo Bebe Rexhën? (VIDEO)

By

Është njëri ndër reperët më të spikatur të viteve të fundit.

Karrierën e nisi si pjesëtar i grupit TDS e për të vazhduar më pas në label Baba Stars, duke u bërë një ‘star’ i grupit me stilin e tij unik në të kënduar.

Kastriot Rexha është i përfolur si për karrierën e anën profesionale, e edhe për atë personale.

Ai sigurisht e ka menduar të ketë një karrierë që e kap më gjerë se Kosova e Shqipëria. E në rast se do i jepej mundësia, kë do zgjidhte ai për një bashkëpunim nga këngëtaret e famshme shqiptare në botë, Rita Orën apo Bebe Rexhën?

Në intervistën e tij 60 sekondëshe dhënë për Prive, ai ka thënë se meqë ndanë të njëjtin mbiemër me Bebe Rexhën, potencialisht do e zgjidhte këtë të fundit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm