Beatrix Ramosaj thotë atë që pritej prej kohësh!

By

Po bëhet pothuajse një vit që prej këngës së fundit nga Beatrix Ramosaj. ‘Dhoma 609’ ishte projekti i fundit, si konkurues në edicionin lamtumirës të Top Fest.

Nga ajo periudhë, këngëtarja ka kaluar në një lloj letargjie, duke mos publikuar e as përmendur projekte të reja.

Paraqitjet në media i kishte kryesisht me eksperimentet me flokët, fshirjen e fotove nga Instagram dhe dedikimet për të dashurin.

Por, pritja e gjatë për fansat nuk i falej Beatrix që sot më në fund ka postuar një imazh rikujton ‘Dhomën 609’ dhe paralajmëron risi.

E mira e kësaj pune është se këngëtarja nuk ka punuar në një por në më shumë këngë pasi termit projekt i është referuar në shumës.

‘Projekte të reja vijnë së shpejti’ – është shprehur Beatrix. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm