Të gjithë e dimë se duhani dëmton seriozisht shëndetin por pavarësisht këtij fakti prap shumica prej nesh jemi konsumator të rregullt të tij.
Njejt kishte vepruar edhe Beatrix Ramosaj e cila tash e disa kohë ka qenë një konsumuese e rregullt por befasia ka ndodhur, ajo ka marrë një vendim të madh e që padyshim do të jetë në të mirën e saj.
Këngëtarja sot përmes një fotoje në rrjetin social Instagram na ka njoftuar se ajo sapo ka mbushur 1 muaj që nga koha kur ka lënë cigaren e po ndihet shumë mirë dhe më e fortë se kurr.
Do të shihet në ditët e muajt në vijim nëse artistja do të shkel rregullat e saj e të rikthehet prapa tek ky ves që e dëmtonte atë. /Prive.al/