Para disa ditësh, këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj njoftoi ndjekësit e saj se ajo ishte infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Lajmin për infektim e bëri të ditur në ditën e fundit të karantinës me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Edhe një ditë dhe dal nga kjo dreq karantine”, shkruan ajo duke vazhduar, “Mezi po pres të nis palestrën sepse momentalisht nuk mund të zbres as shkallët”.
Ndërkaq, së fundmi me anë të një postimi tjetër në Instagram ajo tregoi edhe pasojat e infektimit. Këngëtarja shkruan se është në gjendje depresive për faktin se ka shtuar shumë peshë kohët e fundit.
“Covid më ka futur në depresion sepse shtova shumë peshë. Sot fillova palestrën përsëri dhe kuptoj se do të jetë një rrugë e gjatë të ndihem vetvetja përsëri, por shëndeti i pari, hap pas hapi”, shkruan ajo. /Prive.al