Qëkur doli nga shtëpia më e famshme në vend Big Brother VIP, Beatrix ka kaluar kohën duke ikur për pushime për të rigjeneruar energjitë e saj.
Ajo së fundmi vizitoi Madridi së bashku me kushërirën e saj, këngëtaren Anxhelina Ramosaj.
Mirëpo, ditën e sotme ajo është rikthyer sërish në Shqipëri. Derisa personi parë që ka takuar bashkë me nënën e saj është aktorja dhe ish-banorja e BBV, Monika Lubonja.
Beatrix ka ndarë një foto ku shihet me aktoren dhe nënën e saj Antigonën gjatë drekës. Ndërkohë që krah fotos ka shkruar: “U ribashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”. /Prive.al