Beart Rexhepi u largua nga emisioni “Përputhen” vetëm pak ditë më parë, duke mos dhënë asnjë arsye. Largimi i tij u pasua me kureshtje dhe insistim nga fansat, të cilët i kanë kërkuar një “sqarim” rreth ikjes së befasishme.
Mbrëmjen e sotme, Bearti ka dhënë shpjegimin e kërkuar. Me anë të një statusi në Instastory, ai ka bërë me dije se shkak për largimin e tij është bërë producentja.
“Unë pranova ofertën për të marrë pjesë në Reality Show, jo për aktrim. Disa herë kërkoja të bisedoja me producenten Olsën, ndërsa ajo më injoronte-jo këtë javë, jo atë javë, dhe më në fund vendosa mos të jem lojtar i saj dhe dola nga loja. Ju, dashamirës, meritoni njerëz të vërtetë së bashku me ndjenjat e tyre, jo disa kukulla që sillen si iu thonë të sillen! Një televizion serioz e korrekt siç është Top Channel, nuk e meriton një producente si Olsa Muharremi”, ka shkruar ndër të tjera Bearti.