Beart Rexhepi në lidhje të re? Reagon vajza me të cilën u pa i shoqëruar

By

Beart Rexhepi ka nisur pushimet, dhe së fundmi publikoi një video teksa shihej duke cakërruar gotat me një vajzë të panjohur për publikun.

Ai u tregua shumë transparent duke etiketuar edhe llogarinë e saj në Instagram, mirëpo ndjekësit ishin të shpejtë në aludimet se ish-konkurrenti i “Për’puthen”, ka nisur një lidhje të re.

Shumë media dhe portale raportuan se vajza kacurrele është e dashura e tij e re, dhe më në fund ajo ka thyer heshtjen me një sqarim në llogarinë e saj në Instagram.

Juliana hedh poshtë të gjitha thashethemet se ajo është në lidhje me Beartin.

“Thjesht një shpjegim i vogël për një lajm që po bëhet viral: Unë i trajtoj miqtë e mi njësoj pa pasur rëndësi se nga vijnë, sa të famshëm janë apo nëse i lejoj që të më bëjnë tag në story-t e tyre. Unë nuk jam në një lidhje me Beart Rexhepin, ai është një shok i imi dhe unë do të postoj me shumë nder foto me të dashurin tim, duke qenë se e kam një. Gëzuar”, shkruan shoqja e Beartit.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm