Bashkoi të ndarët: Kënga e Florit që riktheu çiftet me njëri tjetrin (VIDEO)

By

Ndër vite, ai i ka kënduar shumë bukur dashurisë.

Në të shumtën e herëve, kanë qenë këngë vajtuese, lot dhimbjeje për humbjen e dashurisë dhe ai gjithnjë ia ka dalë t’i prekë zemrat e të tjerëve me vargjet e meloditë që krijonte.

Flori Mumajesi, krijimtarinë më të bukur e ka për dashurinë. Besojmë se të gjithë e mbani në mend, këngën “Gjithmonë”, që ai kishte punuar për këngëtaren Luar Arani.

Dhe tani, nëntë vjet më vonë, Arani vjen në një intervistë për Prive, duke rrëfyer të pathëna rreth këtij projekti.

Arani ka thënë, se kur e kishin publikuar këngën e kompozuar nga Flori, plot njerëz i kishin thënë, se është pikërisht kjo këngë që i kishte kthyer me ish-partnerin.

Ndiqeni të plotë intervistën në Prive:

Artikuj të ngjashëm