Bashkëshortja e Dr. Florit tregon historinë emocionuese të djalit të saj

By

Ndarja e parakohshme nga jeta e Dr.Florit ka lënë një boshllëk të pazëvëndësueshëm jo vetëm në skenën muzikore shqiptare por natyrisht edhe në familjen e tij.

Bashkëshortja, Blerina tashmë një grua heroinë, po i rritë e vetme dy fëmijët e saj, vajzën Kaltrinën dhe djalin Danielin.

E pikërisht për këtë të fundit, Blerina ka postuar një shkrim në Instagram ku zbulon një histori  tejet emocionuese. Danieli i vogël ka një kromozom më shumë se fëmijët e tjerë dhe me këtë fakt ishin njoftuar nga mjeku prindërit që në muajin e tretë të shtatzënisë.

Ky është shkrimi i plotë i Blerinës:

“Unë quhem Daniel Kondi dhe jam vetëm 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 ditë përpara se unë të nisja rrugëtimin tim në barkun e mamit, madje edhe emrin tin, Daniel, që më pëlqen kaq shumë. Rrugëtimi in ishte shumë i bukur, siç është i të gjitha bebeve! Mami im më shihte shpesh kur unë isha tek barku i saj përmes ekos… Kisha vetëm 3 muaj që isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundës time nuk dallohej mirë dhe unë mund të kisha një kromozom më shumë se fëmijët e tjerë… I dëgjoja tek diskutonin me njëri-tjetrin madje shpesh herë edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosën që unë të vazhdoja të isha bebja e tyre, dhe pavarësisht çdo gjëje do të më donin shumë. Ditën që erdha në jetë nuk do t’a harroj kurrë që babi më mori në krahë dhe tha: ‘Daniel, babi të do shumë, shumë, ti je shumë i çmuar për mua!’. A nuk kam të drejtë të mburrem me babin tim? A nuk kam të drejtë të them se ai është heroi im? Ai sot nuk jeton më, por ja ku jam unë që jetoj për të! Kromozomi im nuk e zvogëloi dashurinë e tij për mua, përkundrazi e shtoi edhe më shumë. Kështu unë erdha në jetë dhe njoha motrën time Kaltrinën, dhe tani mund të luaj me lodrat e mia, të përplas duart sa herë që më thonë: ‘Braaavoooo Daniel!”

Artikuj të ngjashëm