Në llojet e muzikës që bëjnë, ata të dy për vjet me radhë kanë rezultuar të jenë më të mirët e lider në tregun muzikor shqiptar.
Reperi Getoar Selimi e kantautori Flori Mumajesi, vjet më parë kishin sjellë një bashkëpunim dhe radha i ka ardhur të dytit, për të cilin kanë nisur punën.
Gjithçka nisi kur Flori publikoi një fotografi nga makina e Getit ndërsa tani gjërave iu është vënë vulë, sepse bashkë ata u shfaqën në studion e Florit. Edhe Flori e po ashtu edhe Geti kanë postuar në Instastory fotografi me njëri tjetrin, duke punuar në këngën e përbashkët.
Këngëtarët po punojnë në projektin e përbashkët dhe kombinimi i këtyre dy emrave me një këngë, ka nxitur goxha kureshtje. /Prive.al