Këngëtarja e njohur Barbana Dini ka folur gjerë e gjatë për figurën e vëllait të saj, talentit Ergi Dini i cili ndërroi jetë pothuajse një javë më parë.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Barbana ka kujtuar figurën e talentit që u shua tragjikisht në një aksident trafiku.
Në shkrimin rrënqethës për Ergin me të cilin nuk u nda pothujse asnjëherë ajo shprehet:
Per 22 vite,kisha gjithe boten ne duar,prandaj e them me plot bindje qe i mora maksimumin e lumturise ksaj jete per sa kohe te kisha afer!Kisha menduar fundin e botes por jo te ndahesha prej teje!Te kisha shume me shume se vella!Kurre nuk e kam dashur veten sa te kam dashur dhe te dua ty!Ti ishe motiv,ishe inspirim jo vetem per mua,por per shume njerez!Mami,babi dhe Arlinda qe ti i doje pafund jane ketu ne “ferr” me mua, prandaj,ti pusho i qete!
Ergi dhe Barbana përbënin imazhin perfekt të një relacioni motër – vëlla meqenëse shumicën e zhvillimeve, përfshirë ato të karrierës me koncerte e punë në projektet e reja ata ishin bashkë. /Prive.al