Banori i gjashtë dëshiron të gjejë dashurinë në Big Brother VIP Kosova?

By

Përderisa të gjithë janë të fokusuar me sy e vesh në nisjen e spektaklit gjigand Big Brother VIP Kosova, në llogarinë zyrtare të këtij formati po vazhdon “zbulimi” i banorëve.

“Që 3 vjet që jam single, e di që kam me hy single po qysh kam me dal prej aty, nuk e di”, ka thënë banori apo banorja e gjashtë që do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Pra, si mendoni? Kush nga yjet e estradës mund ta ketë thënë këtë?

Përgjigjet e juaja i shkruani në formë komenti në postimin e fundit të publikuar në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram.

Big Brother VIP Kosova do të jetë pjesë e shtëpive tuaja përmes ekranve të Klan Kosova dhe ArtMotion. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm