Ushqimi sërish ishte temë diskutimi sot për disa nga banorët.
Kur Xhuli pyeti se çfarë duan për drekë, dikush dha një mendim, por Andi edhe kësaj here u “përplas” me Xhulin.
Ai i tha asaj të pyesë të gjithë banorët, pasi sipas tij, po hidhen ushqimet të cilat nuk po hahen nga pjesa tjetër.
Në këtë bisedë është ndërlidhur Atdheu i cili tha se është turp të debatohet për ushqimin, njofton Klankosova.tv.