Një këngë si kjo, ai e paralajmëroi ditë më parë, ndërsa të hënën ishte momenti kur ai e publikoi.
Ermal Fejzullahu, sapo ka lansuar këngën e re, që është një baladë e bukur dashurie.
Këngëtari këtë projekt e ka titulluar “Kthema”, ndërsa me dhimbje të madhe i këndon një dashurie që përfundoi me ndarje.
Në klip, ai shfaqet pranë një pianoje, ndërsa po ashtu ka një skenar interesant, ku përfshihet një dasmë e cila nuk ka fund të lumtur.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë Valon Biba, ndërsa orkestrimin e këngës, Wirusi. /Prive.al