Çunmulaj shtatzënë dhe me linja fantastike: Ja çfarë ha modelja këto ditë (FOTO)

By

Na mahniti të gjithëve kur në profilin e saj në Instagram, publikoi një fotografi e veshur ne një fustan të kuq të plishit, që i nxirrte në pah linjat perfekte të saj.

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, është shtatzënë dhe po pret fëmijën e dytë e megjithatë, po ia del të duket shumë seksi.

The most incredible feeling Creating life ❤️

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Ajo ka një trup të gjatë dhe elegant, ndërsa shtatzënia nuk ka ndikuar që të deformohet ose të humbë elegancën e saj.

Por, për të ruajtur atë vijë trupi dhe për të qenë aq në formë, Emina ha edhe ushqim të zgjedhur!

Çunmulaj mbrëmë për darkë ka ngrënë racione të vogla të ushqimeve të shëndetshme ku përfshihej misri, tomatina me vezë dhe fasule, e më pas, ajo ka ngrënë një kungull të pjekur, ushqime këto të bollshme por tejet të shëndetshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm