‘Bad News Eagles’ e fillojnë mbarë, mposhtin ekipin më të mirë turk në Belgjikë

By

Ekipi shqiptar Bad News Eagles, e ka filluar mirë në turneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, pasi mposhtën ekipin turk Eternal Fire.

Super ekipi shqiptar nuk di t’i ndalë rezultatet e mira, super ndeshje nga ana e tyre, në ndeshjen debutuese kundër ekipit turk Eternal Fire.

Ndeshja e cila u zhvillua në mapin ‘dust2’ përfundoj në të mirë të ekipit shqiptar Bad News Eagles, të cilët pas 30 raundesh, arritën të fitojnë me rezultat të ngushtë 16:14.

Me këtë fitore tani ekipi shqiptar mban serinë 1:0 me ndeshje (1 fitore, 0 humbje), dhe do të ndeshet përsëri sot, me kundërshtarin i cili do të mësohet s shpejti. /Telegrafi

Artikuj të ngjashëm