Ditëve të fundit, në ballinat e mediave rozë, ishte Baby G.
Raportohej se këngëtarja u arrestua nga policia në gjendje të rëndë pas abuzimit me substanca narkotike nga të cilat përfundoi edhe në spitalin psikiatrik.
Pak ditë më parë, Prive siguroi raportin mjekësor të Psikiatrisë në të cilin shihej diagnoza e saj, mirëpo trajtimin këngëtarja nuk e pranoi dhe vazhdoi jetën normalisht.
Sot, Baby G ka hyrë sërish në Instagram për të bërë me dije se ka nisur punën për këngë të reja.
Ajo është fotografuar në një studio pranë një mikrofoni duke lënë të kuptohet se ka nisur të inçizojë muzikë të re./Prive.al
https://www.instagram.com/p/BqpPmE7nsKL/