Ish shoqëria e dikurshme e reperave të Babastars e PINT vite më parë ndanë rrugët e tyre duke vazhduar të prodhojnë muzikë secili ndaras teksa shuan çdo kontakt që kishin mes vete.
Koha kalonte e raportet mes tyre vazhdonin të ishin të njejtat teksa shumë shpesh në këngët e tyre hasnim në kunja ndaj njëri tjetrit.
Por duket se ditët e errëta për ta kanë kaluar pasi që lëvizjet e disa javëve më parë kur reperat në fjalë filluan të ndiqnin njëri tjetrin në rrjete sociale kanë filluar të japin efektin e vetë.
Një fotografi e siguruar nga Prive.al shfaqë reperat Majk, Agon Amiga, e Lyrical Son së bashku, fotografi kjo e cila dëshmon se grupet në fjalë tashmë kanë nisur një kapitull të ri në miqësinë mes tyre.
Ndoshta e ardhmja do të rikthejë ata edhe në bashkëpunim në projekte muzikore pasi që tashmë gjithçka rikthyer është si më parë. /Prive.al/