“Babastars” drekojnë me Albert Krasniqin por pati mungesa!

By

Ditëlindja si moment i festës dhe bashkimit mes personave të afërt ka pasur rolin identik sot me rastin e ditëlindjes së Skivit.

Reperi nga Babastars mbush plot 31 vite në këtë botë dhe ky moment nuk ka kaluar pa u festuar me miqtë që në orët e mesditës.

Në një prej lagjeve në periferi të kryeqytetit, Skivi ka drekuar bashkë me emrat e tjerë nga grupi, Cozman, dj-ët Dirty e Marshall Jungle dhe mikun e përbashkët, Albert Krasniqin, tashmë prej disa ditësh në liri.

Por përtej klikës e cila ishte pothuajse në përbërje të njejtë edhe në momentin kritik të përleshjes me Noizyn, ishin disa prej emrave të tjerë të rëndësishëm që munguan.

Majki e Geti nuk ishin në përbërjen e shokëve që festuan teksa nga dyshja kanë munguar urimet edhe në rrjete sociale.

Një qëndrim të tillë, të heshtjes publike, dyshja e hitit ‘Ajo’ e kishin pasur edhe përgjatë ditëve të përleshjes së armatosur në qendër të kryeqytetit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm