Babai iu diagnostifikua me coronavirus, DJ Vicky ka një apel

By

Mbrëmjen që lamë pas u bë i ditur se doktori Dhimitër Kraja, i kthyer nga pensioni në vijën e parë të frontit në luftën ndaj COVID-19 është prekur nga coronavirus.

Doktor Kraja është babai i DJ-it të njohur të Threedots, Vicky i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

‘Shumë fjalë të ngrohta dhe urime…por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutemi të ndiqni keshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlej çdo sakrificë e atyre atje’ – është shprehur Vicky në postimin e bërë.

Pak ditë më parë, pasi babai vendosi të rikthehet në repartin ku shërbeu për më shumë se 40 vite, DJ-i i njohur u shfaq i prekur për rrezikun që kanosej duke i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tij që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm