Ai i ka shijuar në maksimum ditët e pushimit dimëror me gruan e tij, moderatoren Marina Vjollca.
Reperi i famshëm kosovar, Getoar Selimi, festat e fundvitit i kaloi në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, ndërsa labeli që e krijoi vet 8-të vjet më parë, po pëson krizë.
Pasi Cozman e Skivi deklaruan se do të dalin nga Baba Stars, Getoar Selimi nuk ka folur as edhe një fjalë, duke mos dhënë as edhe një deklaratë rreth kësaj pune.
I vetmi nga grupi që ka folur është Dekorim Sahiti, i cili ka thënë se nën menaxhim ka Getin, Majkin dhe Onatin.
Gjithsesi, sic shihet edhe në videot e Marinës në Instagram, dyshja është nisur për tu kthyer në Shqipëri nga pushimet, ndërsa duken të pa shqetësuar nga ato që ndodhën me Baba Stars. /Prive.al