Azet dje dha një lajm i cili do t’i mërzis fansat e tij.
Reperi shqiptar me famë në Gjermani njoftoi përmes një postimi të gjatë se po largohet nga rrjetet sociale dhe këtë po e bën për familjen.
Ai tha se nuk e di kur do të kthehet por si dhuratë deri në rikthimin e tij, po sjell një EP për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë.
“Unë bëj atë që duhet bërë për familjen. Unë kam bërë 10 vjet burg për familjen. Në atë kohë ne u bëmë të njohur në Gjermani. 15 vjet më parë, e takova Nash për herë të parë dhe filluam të krijonim muzikë së bashku, në bodrumin e tij për shkak të krizave. Në një moment erdhën vëllezërit e mi Zuna dhe Miami dhe që nga atëherë në jetuam për muzikën. Unë jam tepër krenar për vëllezërit e mi për çfarë kanë bërë për mua deri tani. Miami, Zuna dhe Nash, një bandë, një familje.
Vendosëm të sjellim diçka. Kjo është arsyeja pse unë do të lëshoj një EP sonte, që do të jetë në dispozicion në të gjitha platformat por edhe falas për ju.
Në dhjetor, në rrjetet sociale do të pushoj pak. Do të bëj pak pushim. Do të kthehem me patjetër por nuk e di akoma kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilën tani duhet të kujdesem. Jo si një Azet por si një Granit.
Qoftë në Instagram apo turne, ju jeni gjithmonë në fillim dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë”.
Tea dhe Bearti, zbulojnë përmes postimeve në rrjetet sociale se po e shijojnë shumë dashurinë e tyre. Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” duken se janë...