Pas daljes nga shtëpia më e famshme, ajo refuzoi ta komentojë e ta takojë.
Por, për ca klikime më shumë, duket se Alba Vukaj ka bërë kompromis.
Ajo e ka ftuar Azemin në një intervistë pas shumë muajsh dhe ky i fundit, nuk ka refuzuar, përkundër se nga zhgënjimi i madh, Albës nuk i përmendte as emrin nëpër dalje televizive.
Gatitur, Azemi ka vendosur t’i shërbejë bukuroshes në garën për pak vëmendje dhe audiencë.
Prive.al mëson se ftesë për intervistë të përbashkët ka pasur edhe Vesa, por kjo e fundit ka refuzuar.
Kujtojmë se raporti i tyre në Big ka qenë tërhiq e mos e këput. Ishte shkodranja që fillimisht i dha shpresë për diçka më shumë se shoqëri teksa më pas ia preu shpresat.
Me çfarë preteksti e ka bindur Alba – Azemin këtë herë? Apo për Azemin nuk është se duhet dhe aq përpjekje? /Prive.al