Avioni privat i Karol G bën ulje emergjente, çfarë ndodhi?

By

Avioni privat i Karol G thuhet se ka bërë ulje emergjente pas një incidenti të frikshëm.

Menjëherë pas nisjes të enjten mbrëma, avioni i këngëtares 33-vjeçare iu desh të bënte ulje emergjente në aeroportin Van Nuys në Los Angeles, pasi piloti raportohet se pa tym në kabinë.

Sipas ABC7, avioni me 16 persona u ngrit nga aeroporti i Hollywood Burbank, por u desh të kthehej pasi piloti raportoi problemin në ajër.

Avioni bëri një ulje të qetë në aeroportin Van Nuys rreth orës 21:00 dhe u prit nga ekuipazhet e emergjencës.

Deri tani, Karol nuk e ka adresuar ende publikisht situatën. Ajo është planifikuar të performojë të sot në Guatemala, ndërsa është në turneun e saj Manana Sera Bonito Latam, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm