Për çka udhëtoi Blerim Destani drejtë Parisit ?

By

Aktori i famshëm shqiptar, Blerim Destani ka postuar dje në profilin e tij në Instagram një fotografi nga kryeqyteti i bukur i Francës, Parisi.

Sipas burimeve të Prive.al, arsyeja që Blerimi ka marrë rrugën për Paris është të marrë pjesë në  një audicion për film. Por, detajet më të hollësishme se për çfarë filmi bëhet fjalë nuk janë bërë ende të ditura.

Projekti i fundit filmik i Blerim Destanit i cili edhe është shfaqur nëpër kinematë e Gjermanisë, Zvicrës dhe Shqipërisë, ishte filmi “Alarm Fur Cobra 11”.

Ndryshe Blerim Destani mbetet  një ndër aktorët më të njohur të skenës filmike shqiptare. /prive.al/

blerimdestani

Artikuj të ngjashëm