Autori i Game of Thrones, George R.R. Martin ka folur rreth thashethemeve që lidhen me novelat e tij finale.
Sipas aktorit të këtij seriali, Ian McElhinney, George tashmë i ka përfunduar The Winds of Winter dhe A Dream of Spring, por po priste që HBO të vendoste para publikimit të tyre.
Më “rrëmbeu” fakti që dikush mund ta besojë këtë histori, madje edhe për një çast. Nuk ka aspak kuptim. Pse do të ulesha për vite me radhë në romanet e kompletuara?”, shkroi George në blogun e tij.
“Megjithatë, po e jap edhe përgjigjen – jo, The Winds of Winter dhe A Dream of Spring nuk janë përfunduar. Dream madje as nuk është nisur; Nuk do të filloj ta shkruaj volumin e shtatë derisa nuk e përfundoj të gjashtin. Jo, librat nuk janë bërë ende. HBO nuk ka kërkuar nga unë që t’i vonoj. Madje as David (Benioff) dhe Dan (Weiss). Nuk ka asnjë marrëveshje që t’i vonoj librat”, sqaroi George.
Libri i fundit i tij në mesin e serive, A Dance with Dragons, u publikuan në vitin 2011