Aurela përkrah Albërinë në Kënga Magjike

By

Këtë vit në festivalin Kënga Magjike janë prezantuar këngë të fuqishme e artistë të njohur. Pavarësisht faktit që u përfol se interpretimi live mund ta zbeh pjesëmarrjen e emrave të njohur, kjo nuk ka ndodhur.

Madje përpos që këngëtarë të afirmuar po marrin pjesë këtë herë nuk vihet në pah as konkurenca.

Shumë prej tyre kanë përkrahur publikisht kolegët e tyre, e fundit është Aurela Gaçe e cila në profilin e saj në facebook ka shpërndarë këngën e Albërie Hadërgjonaj.

Përpos saj ka ndarë edhe këngët e kolegëve të tjerë si Shpat Kasapi, Venera Lumani dhe Lind Islami, Endri Priftit, Gerta dhe Klejti Mahmutaj si dhe të motrës së saj Blertës.

Ndërkaq Gaçe është prezantuar fuqishëm me baladën ‘Akoma jo’.

aurela a

Artikuj të ngjashëm