Lajmi që Prive kishte raportuar për shtatzëninë e Aurela Hoxhës, e konfirmoi vetë modelja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
U kuptua që emri i vogëlushit është Alaron, një zgjedhje kjo shumë e veçantë.
Ajo gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi duke na prezantuar barkun e saj të rrumbullakosur. Data në fotografinë që ajo ka ndarë shënon 12 maj.
Në një postim tjetër, ajo ka zbuluar edhe pak nga portreti i vogëlushit shumë të ëmbël.
Më poshtë mund të shihni fotografinë që modelja ka ndarë në Instagram. /Prive.al