Aurela Hoxha sqaron gjithçka për të gjithë ata që e pyesin për lidhjet e dashurisë (FOTO)

By

E sapo kthyer nga java e modës në Milano, modelja Aurela Hoxha ka folur për eksperiencën e atyre ditëve. Mes stilistëve dhe markave më në zë, ajo mohoi zërat që shpesh thonë se në javën e modës ‘shkojnë për një foto Instagram-i’, duke përmendur kështu dhe shpenzimet e mëdha që ka një eksperiencë e tillë.

E pyetur për takimin e famshëm me Leonardo Di Caprio-n, Aurela tregon se përpos gjithçkaje që thuhet, e vërteta është se e ka takuar si gjithë të tjerët.

?

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

“Në javën e modës Di Caprio nuk ishte. Dhe atëherë kur e takova, e takova si gjithë të tjerët. Pastaj ai ka debulesë bjondet, jo brunet. Kur e takova kam bërë një gafë dhe vetëm im vëlla e di çfarë i kam thënë. Por nuk ka lënë shumë nam, përderisa vazhdoj të kem ftesa për pritjet që ai bën.”- sqaron me shaka Aurela, gjatë një interviste në emisionin Ëake Up në Top Channel.

Ndërsa kur vjen puna për jetën e vërtetë private, blogerja nuk pranon të ekspozohet aspak. Pyetjes nëse është dikush në jetën e saj apo jo, e sikletosur Aurela përpiqet t’i shmanget me mirësjellje.

“Nuk dua të flas për të tilla gjëra. Fakti që unë evitoj të dal në shumë programe nuk është se dua të shmang pyetje të tilla, por ka disa periudha të jetës të cilat nuk dua t’i diskutoj”, ka deklaruar ajo. /Anabel.al

typing ..

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Artikuj të ngjashëm