Aurela Hoxha shkruante vetë në profilin e fanses ?!

By

Një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale ka dalë bllof pasi ka hapur një adresë fansash në Instagram duke i bërë komente vetës “O dritë, ti je mëngjesi im, ajri im, arsyeja përse ekzistoj.”

Një faqe e hapur në Instagram me synim për të nxjerrë në shesh gënjeshtrat e këtij rrjeti social, mundi të zbuloje nëpërmjet një hetimi fare të thjeshtë, se personi që administronte faqen aurela_hoxha_fan “rastësisht” postonte foto nga të njëjtat vende ku ndodhej edhe vetë Aurela shkruan Mapo.

“Fansja” (Aurela) ka harruar të çaktivizoje vendndodhjen dhe i rezulton të ketë qenë në Capri, Prishtinë, Zvicër etj, pra në të njejtat vende që ka qenë Aurela.

Më pas Aurela e ka mbyllur këtë llogari, por kjo nuk është hera e parë që ajo del bllof pasi shpesh herë është zbuluar edhe për mashtrimet me photoshopin.

Artikuj të ngjashëm