Për stilin dhe dukjen e saj, modelja e njohur Aurela Hoxha është shquar gjithmonë.
Fotografitë e fundit të saj në rrjete sociale lirisht mund të themi se kanë ndikuar vërtetë shumë në përmirësimin e imazhit të saj pasi që po reflekton edhe më bukur tek publiku.
Duket se me këtë zhvillim të ndryshimeve në ‘virtualitetin’ e saj, Aurela ka vendosur të ndryshojë edhe në pamje edhe në realitet.
Fotografitë e fundit të publikuara nga ana e saj në Instagram e shfaqin atë si një bjonde origjinale ndryshim ky i cili i pëlqeu jo pak edhe ndjekësve të saj në rrjete sociale.
E se si duket Aurela më mirë, zeshkane apo bjonde ju mbetet juve ta vlerësoni vetë. /Prive.al/