Robini e Heidi bashkë për herë të parë në ballo (FOTO)

By

Muaj më parë ishte pikërisht portali Prive.al ai që zbuloi i pari se boksieri i njohur Robin Krasniqi ishte në një lidhje dashurie e për t’i hapur rrugën kështu emisionit Prive i cili tregoi se kush ishte femra e cila i’a kishte marrë zemrën Krasniqit.

Bëhej fjalë për modelen e njohur nga Drenica e cila jeton dhe vepron në Europë, Heidi Lushtaku, me të cilën pas konfirmimit të Prives, Robini doli hapur duke mos e fshehur më aspak lidhjen e tyre.

E tashmë me që  ky relacion është bërë publik dyshja nuk po mungojnë as në evente të ndryshme së bashku teksa njejt ka ndodhur edhe së fundmi ku ata ishin pjesmarrës për herë të parë në një ballo si çift.

Për hirë të vërtetës duhet të themi se dyshja kanë shkëlqyer mbrëmë me pamjen e tyre teksa fotografitë e publikuara nga ana e tyre na lënë të kuptojmë se ata janë duke kaluar një periudhën mjaft të lumtur së bashku. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm