Aurela Hoxha shpesh komentohet në media e nëpër rrjete sociale për ndërhyrjet e shumta që ka
bërë në trupin e saj.
Një tjetër foto me filtër që zmadhon buzët, ka hapur sërish debat në profilin e saj në Instagram
duke e akuzuar modelen se prapë ajo ka bërë ndërhyrje në buzë. Por kësaj radhe Aurela ka
reaguar e madje ka treguar se ajo nuk do të bëjë më kurrë buzët:
“Qetësohuni njerëz të “mirë”, nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen
dhe s’do t’i bëj më kurrë (ja një hall më pak për shqiptarët). A nuk duket qartë që është filter? Apo
menduat që kam bërë tatu? P.s si ju duket kënga më e re e Albanit? Që t’i kthehemi temës.”