Aurela Gaçe ujë e sapun: Për të gjithë që merakoseni pse grimohem aq shumë (FOTO)

By

Këngëtarja shqiptare, ka një stil unik dhe e manifeston edhe me një grim aspak të zakonshëm.

Aurela Gaçe, gjithmonë ka një pamje ekstravagante, por tejet origjinale.

Siç duket këngëtarja ka  marrë kritika për përdorimin e tepërt të makijazhit dhe të ashtuquajturin “smokey eyes” dhe ka vendosur që të paraqitet e pagrimuar, për t’i mbyllur gojët e liga.

Në një fotografi, ajo është shfaqur krejt natyrale “ujë e sapun” siç thonë duke shkruar në Instagram, se po u jep përgjigje atyre që u merakosën se pse ajo “llangoset” aq shumë.

“Mirëmëngjesi me “ujë e sapun”. Për të gjithë ata që shqetësohen se përse “llangosem” aq shumë! Ore, po si s’u lodhën me këtë pyetje xhanëm? Në çdo kohë do të jem kjo që jam, kush s’më ka kuptuar kurrë mos më kuptoftë”, ka shkruar këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm